Limona te mbushur me krem ton

Perberesit per 4 veta:
Mbushja:
-4 limona te medhenj
-15 gr keperi
-1 l. Caji  qepe te grira
-2 l. Caji  leng limoni
-50 gr ullinj pa berthame
-3 veze te ziera
-160 gr tono konserve i kulluar nga uji ose vaji
-100 gr majoneze
-kripe e piper


Per zbukurim:

-ca bishta qepe te njoma
-1 veze e zjere
Zieni bashke 4 veze. Kur te ftohen, i pastroni e i prisni ne copa te vogla, vetem 3 prej tyre. Prisni te dy skajet e limonave qe te mund te qendrojne. Hiqni tulin e limonave nga brenda me ndihmen e nje thike te mprehte. Kete pune e beni mbi nje tas qe te mblidhni lengjet e tulin e limonit. Ne nje tas perzieni majonezen me tono te cilin e keni kulluar nga uji ose vaji i konserves. Shtoni dhe kapari, nese  eshte kokerr e thermoni. Ullinjte i prisni ne copeza po keshtu edhe 3 vezet e zjera, shtoni dhe bishtat e qepeve te njoma te prera ne copa si dhe piper. Shtoni dhe lengun e limonit.Te gjita keto i perzieni bashke me tono. Me kete mase mbushni limonat dhe i vini ne nje piatele. Vezen e zjere qe late menjane e thermoni ne copa mbi te 4 limonat. Po keshtu ,hidhni siper dhe ca bishta qepe te prera ne copa te vogla.
Eshte nje pjate e bukur,qe ben shume pershtypje!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..