Liker mandarine

Liker mandarineEkzistojnë likere të panumërta me bazë frutash, por ato me agrume, si ai me mandarinë që do t’iu propozojmë më poshtë, janë nga më të veçantat, për aromën dhe shijen që kanë!

Likeri me mandarinë është një tretës i mrekullueshëm, ideal për t’u konsumuar i ftohtë mbas vakteve, apo për të aromatizuar ëmbëlsira apo sallata frutash.

Përbërësit për 2 litra liker:

1 l ujë
1 kg sheqer
lëkura e 20 mandarinave
1 l alkool ushqimor

Përgatitja:

Për të përgatitur likerin me mandarina, lani mirë mandarinat me ujë të ftohtë dhe thajini me kujdes me një leckë të pastër. Qërojini frutat me kujdes duke hequr vetëm pjesën portokalli të lëkurës dhe shtojini këtyre alkoolin, në një tas të madh. Lërini lëkurat të shkrihen më njëra-tjetrën për një javë, në temperaturë ambienti, duke e mbuluar me kujdes me qese transparente.
Kur arrin momenti i duhur (1 javë) merrni sheqerin dhe hidheni në një tenxhere, duke e shkrirë në flakë të ulët dhe duke shtuar pak nga pak ujin, derisa të krijohet një shurup jo shumë i trashë. Kur sherbeti të arrijë një ngjyrë të artë, shuani flakën dhe lëreni të ftohet.
Merrni lëkurat në alkool dhe shtojini në tenxheren me shurup, përziejini mirë të gjitha, filtrojeni përzierjen për të eliminuar lëkurat, dhe hidheni nëpër shishe. Mbylleni mirë me tapë. Vendosini shishet në një vend të freskët dhe të thatë. Konsumojeni mbas një muaji. Shishja e hapur duhet ruajtur në frigorifer e mbyllur mirë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Pije

Comments

Don't Miss! random posts ..