Levrek me sos raki

Perbersit:

-1 levrek rreth 600 gr
-1 dorëz kopër
– 1 domate
– 1 kokërr qepë
– 20 gr gjalpë
-1 lugë shtalpë
– 50 ml jeni raki apo uzo
– 2 lugë verë e verdhë
– vaj ulliri
– kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Levrekun e pastruar dhe të larë e presim në fileta dhe ia largojmë kokën. Mbi filetat hedhim kripë. Në tiganin në zjarr vëmë gjalpë për t’u shkrirë.

Në gjalpin e shkrirë e skuqim qepën e grirë. Pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë domaten e qëruar dhe të prerë në copë të vogla. E hedhim edhe verën në tigan dhe përziejmë. Pastaj, në tigan i vëmë edhe filetat. Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëmë përmbajtjen të kaurdiset 10 minuta. Gjatë kaurdisjes, filetat i kthejmë nga ana tjetër.

Koprën e grirë e vëmë në një enë të madhe e të thellë, në të cilën e e shtojmë edhe shtalpën. Në enë e hedhim edhe jeni rakinë, ose uzon. Përziej më me lugë, derisa masa të bashkohet.

Filetat i heqim nga tigani dhe i vëmë në pjatë. Tiganin e kthejmë në zjarr dhe në të e shtojmë edhe sosin e bërë në tenxhere dhe përziejmë me lugë.

Në dy skajet e pjatës për servirje vëmë nga një gjeth sallate jeshile dhe në mes i vëmë filetat e peshkut. Pasi sosi e fiton dendësinë e duhur, tiganin e largojmë nga zjarri dhe sosin e hedhim mbi peshkun. Lulet e bëra nga limoni i vëmë mbi fletët e sallatës jeshile.

Mbi gjethet e sallatës jeshile vëmë nga tri sheri domate. Mbi levrekun hedhim vaj ulliri.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..