Levrek i mbushur në kripë

Levrek i mbushur në kripëPër 4 persona

-1 peshk levrek prej rreth 800 gr
-2 kg kripë e trashë
-3 vezë
-majdanoz
-1 kokë qepë
-1 gogozhare
-1 lugë kafeje shafran
-150 gr oriz i zier
-vaj, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:

Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e grirë. Gogozharen e presim në kube dhe e shtojmë në tigan. Kripën e trashë e vëmë në enë të thellë. I thyejmë vezët dhe të bardhat i hedhim në enën me kripë, ndërsa të verdhat në një enë anash. E përziejmë kripën dhe të bardhat e vezës me lugë. Vazhdojmë t’i rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa.

Tiganin me qepën dhe specat e skuqura e heqim nga zjarri. Në tigan e shtojmë majdanozin e grirë, orizin, shafranin, të verdhat e vezës dhe grijmë piper të zi. Me këtë masë e mbushim levrekun e pastruar.

Në enën e qelqit rezistues ndaj zjarrit vëmë nga masa me kripë dhe të bardhat e vezës. Sipër masës e vëmë levrekun e mbushur. Tërë levrekun e mbulojmë me kripën me të bardhën e vezës. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 45 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Pasi piqet peshku, ia heqim kripën e trashë. Në dy skajet e pjatës për servirje zbukurojmë me gjethe sallate jeshile. Levrekut ia heqim lëkurën dhe e vëmë në pjatën për servirje. Rrathë limoni vëmë mbi levrekun. Nga njëra anë e pjatës vëmë perime të përziera të kaurdisura. Në dy anët e perimeve të përziera vëmë mashurka të ziera. Sipër levrekut hedhim vaj ulliri. Zbukurojmë me degë majdanozi, transmeton allrecipes.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..