Përbërësit
– 1 lepur (1.2 kg i prere ne pjese)
– 80 gr pancete me feta
– 1/2 gote vere e bardhe
– 800 gr patate
– 2 thelbi hurdha
– 5-6 gjethe sherebel
– 1 tufëz rozmarine
– 3 gjethe dafine
– vaj ulliri
– kripe, piper
Përgatitja
Lani patatet dhe pritini ne copa te vogla, qëroni hurdhat, grini trashe fetat e pacetës, ne një ene hidhni vajin bashkoni hurdhat dhe skuqeni pak.
Ngrohni furrën ne 200’C, bashkoni gjethet e dafinës, bashke me pacetën dhe copat e lepurit, aromatizoni mishin me kripe dhe piper, skuqeni duke e shuar me verën dhe lëreni për pak ne zjarr te larte.
Me pas ulni flaken, shtoni patatet dhe shpërndani sherebelin he rozmarinën. Futeni ne furre te nxehte dhe piqeni për 45 minuta, duke e kthyer here pas here, lepurin dhe patatet. Sistemoni mishin dhe patatet ne pjata dhe shërbejeni te ngrohte.