Lepur me mustard dhe ullinj

Perberesit
-nje lepur i ndare ne racione
-2 tufa trumez (nese s’gjeni te fresket,përdorni 1 luge caji trumez te thate, qe mund te gjeni ne supermarkete te mira)
-2 gjethe dafine
-2 thelpinj hudher te grire
-lekura e ½ limoni, e hequr me qeruesen e patates
-vaj ulliri
-miell
-kripe
-250 ml vere e bardhe
-1 luge gjelle mustarde
-100 gr ullinj jeshil
-1 tufe e vogel majdanoz e -grire

Pergatitja:
Ne nje tas vendosim copat e lepurit, trumzen, hudhren, gjethet e dafines, lekuren e limonit dhe pak vaj ulliri. E perziejme mire dhe vendosim te mbuluar ne frigorifer per te tere naten; Heqim lepurin nga tasi dhe spërkasim me miell.Nxehim vaj ulliri ne nje tigan te thelle te pershtatshem per furre dhe skuqim ne te lepurin deri sa te marre nje ngjyre te lehte kafe; E shuajme me vere te bardhe dhe e gatuajme per rreth 5 minuta; E shpelajme tasin me pak uje dhe e hedhim ne tiganin ku kemi lepurin; Shtojme mustarden, kripen dhe perziejme; E mbulojme me kapak dhe pjekim ne furre per rreth 40 minuta; Ne 10 minutat e fundit shtojme edhe ullinjte; Pasi e nxjerrim nga furra, e spërkasim me majdanoz te grire.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..