Lepur i egër me perime

Lepur i eger me perimeMarrim një lepur rreth 2 kg e lëmë për 2 orë në ujë të rrjedhshëm e hedhim në 1 kupë të madhe dhe i shtojmë; 2 qepë, 3 karrota, 5 thelpinj hudhra, 5 dega selino të grira në copa të mëdha, shtojmë akoma 2 dega rozmarinë, 10 gjethe sherebele, 5 gjethe dafinë e mbulojmë të gjithë, e mbushim me verë të kuqe dhe e lëmë në frigorifer për 12 orë .

E kullojme mishin, në 1 tenxhere hedhim 200 ml vaj ulliri hedhim mishin bashkë me erëzat i skuqim përreth 5 min heqim mishin sherebelën dhe rozmarinën nga tigani dhe sherbelin dhe këto dy erëza i hedhim poshtë.

Perimet i hedhim në tenxherën ku ishte mishi i skuqur për 2 min dhe i hedhim përsëri mishin në tenxhere hedhim masen e verës e lëmë 5 min të avullojë dhe e mbulojmë me kapak ulim zjarrin dhe e lëmë të ziejë për 40 min duke i shtuar herë pas here ujë të nxehtë 5 minuta para se t’a heqim i shtojmë 4 domate të grira në formë kubi ,kripë dhe piper.

Shoqërohet në pjatë të sheshtë me harapash natyral ose pure patatesh.Në të njëjten mënyrë gatuhen edhe mishrat e tjerë të “egër” (derri i eger , sorkadhe ) heqim mishin nga tenxheria dhe grijmë me mikser perimet dhe i hedhim mbi mish.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..