Lepur Çomlek

lepurPër 6 persona:
Lepur i vogël 1.5 kg
Vaj ½ filxhan kafeje
Hudhër 1 kokërr
Dafinë 1 gjethe
Disa kokrra piper
Karafila 2 copë
Uthull 2 ½ filxhanë kafeje
Domate 4 kokrra
Kripë e piper
Qepë 1.800 gr

Racionet e lepurit të marinuar kullohen mirë, shtrydhen dhe skuqen në yndyrë të nxehtë, pastaj shuhen me uthull, shtohen domatet e qëruara, hudhrat, dafina, karafilat, pak ujë dhe lihet gjella që të ziejë në zjarr të ngadaltë ose vihet në furrë. Qepujkat pastrohen pa prishur formën, skuqen lehtë dhe hidhen tek mishi. Shtohet kripë e piper sipas nevojës, pak ujë, mbulohet tenxherja dhe vihet të ziejë derisa të jetë gati. Çomleku bëhet i shijshëm kur zien në furrë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..