Lëng viçi

Për 1 litër lëng nevojiten:

1,5 kg kocka viçi, të prera

½ këmbë viçi të vogël të ndarë më dysh për së gjati e të përvëluar

200 gr. karota të prera në feta

6 domate të qëruara, e të prera, pa fara

250 ml. verë e bardhë

2 thelpinj hudhra

100 gr. qepë, të prera trashë

150 gr. kërpudha të prera në feta

fletë dafine ose degëz rigoni, presh apo majdanoz).

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 220°C vendosni të gjitha kockat në një tepsi dhe lërini në furrë që të piqen. Sapo të kenë marrë ngjyrë, shtoni karotat, qepët dhe lërini në furrë për akoma 5 minuta. Më pas, duke përdorur një lugë me vrima, vendoseni të gjithë përmbajtjen e tepsisë në një tenxhere të thellë. Derdheni vajin e mbetur në tepsi dhe hidhni në tepsi verën. Kruani me një lugë mbeturinat e djegura dhe përziejini ato me së bashku me verën. Lëreni verën në furrë derisa të avullojë 1/2 e saj dhe në vazhdim shtojeni në tenxhere.

Hidhni në tenxhere 3 litra ujë dhe lëreni në zjarr të fortë derisa të marrë valë. Menjëherë sa te ketë valuar, uleni zjarrin dhe e zieni ngadalë për 10 minuta. Shtoni përbërësit e mbetur dhe ziejeni lëngun për akoma 2 orë e gjysmë, duke hequr herë pas here shkumën e mbledhur në sipërfaqe. Në fund kalojeni lëngun në kullesë dhe lëreni të ftohet mbi akull.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..