Lazanjë me salcë pesto

Lazanjë me salcë pestoPërbërësit

-Kungull

-Speca

-Karrota

-Vaj ulliri

-Kripë

-Beshamel

-Peta lazanje

-Salcë pesto

-Djathë parmigiano i grirë

Përgatitja

Presim hollë në mënyrë vertikale perimet dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë kripë dhe piper. Pasi i japim një të skuqur të lehtë, fikim sobën.

Hedhim në tavë një shtresë të hollë me beshamel. Më pas shtrojmë shtresën e parë të petave të lazanjës. Shtrojmë perimet duke shtuar edhe salcën pesto dhe djathin parmigiano. Vijomë të shtojmë një e nga një shtresat e lazanjës. Pas shtresës së fundit, hedhim sipër djathë parmigiano të grirë. Piqet në furrë në 190 gradë për rreth 15-20 minuta.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..