Lazania me perime

receta gatimi per pergaditjen e lazanias me perime

receta gatimi per pergaditjen e lazanias me perimePër 4-6 persona nevojiten:

  • 1 patëllxhan ,
  • 2 kunguj ,
  • 2 presh ,
  • 1 spec jeshil ,
  • 1 spec i kuq ,
  • 300 gram mashurka të pastruar dhe të prera në formë shkopinjsh ,
  • 2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë ,
  • 2 lugë gjelle margarinë 1 lugë gjelle gjalpë ,
  • 8 petë byreku (lazania*).

Për kremin

  • 3 lugë gjelle margarinë ,
  • 3 lugë gjelle miell ,
  • 1/2 kg. qumësht i nxehtë ,
  • 2 vezë të rrahura ,
  • 250 gr. djathë i grirë (kaçkavall apo parmezania) ,
  • kripë dhe piper.

Përgatitja:

1. Vendosni perimet në një tenxhere ku më parë keni hedhur margarinën dhe gjalpin. I lini deri sa të zbuten. Hidhini nga pak kripë dhe piper, majdanoz dhe 2-3 lugë gjelle djathë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri.

2. Për kremin beshamel, shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni sasinë e miellit të nevojshëm dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të shkrijë i gjithi. Hidhni pak nga pak qumështin e nxehtë, duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që të mos bëhet topa-topa. E lini për pak minuta në zjarr dhe ndërsa e hiqni e lini për pak momente që të .ftohet. Më pas hidhni në të vezët, kripën, piperin dhe djathin e grirë, përveç 2 lugëve. E përzieni masën me kujdes.

3. Vini fletët në një formë të lyer më parë me gjalpë dhe hapni në to gati gjysmën e masës me perime. I mbuloni përsëri me fletë,duke vendosur edhe gjysmën tjetër të mbushjes me perime dhe në fund i mbuloni me fletët e mbetura. Hidhni përsipër kremin beshamel, duke i spërkatur me 2 lugët e gjellës me djathë të grirë.

I lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius për rreth 40 minuta. I servirni menjëherë pas pjekjes.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Brumëra

Comments

Don't Miss! random posts ..