Lambarda pikata

Lambarda pikataPërbërësit:

– 800 gr. filetë viçi
– 2 domate
– 200 gr. kërpudha të marinuara
– 200 gr. shtalpë
– 2 speca
– hudhër
– majdanoz
– vaj
-kripë dhe piper i zi

Për garniturë:
– 100 gr. misër
– 100 gr. oriz
– 100 gr. karota
– 100 gr. patate
– 100 gr. bizele
– gjalpë

Përgatitja:

Filetës ia largojmë pjesët e yndyrshme, e në copë më të mëdha, të cilat i rrahim me çekiç druri dhe i pjekim në skarë duke i stërpikur me vaj dhe duke u hedhur kripë.

Ndërkohë, në zjarr vendosim një tigan, me 50 gr. gjalpë. Në të i hedhim kërpudhat e prera në copë të imëta, specat dhe domatet, gjithashtu, të prera në copë të imëta.

Në tigan e shtojmë hudhrën, piper të zi dhe kripë.

Në një tigan tjetër me vaj dhe gjalpë i kaurdisim karotat, patatet, misrin dhe bizelen.

Në pjatën për shërbim në dy pjesët anësore e vëmë orizin e zier. Copët e pjekura të filetës shkallë-shkallë i rendisim mbi orizin.

Në mesin e pjatës i vëmë perimet e përziera nga tigani. Mbi copët e mishit e hedhim përmbajtjen nga tigani i parë.

Përgatitjen, e zbukurojmë me majdanoz të grirë.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..