Lakror

receta gatimi per pergaditjen e lakrorit

receta gatimi per pergaditjen e lakroritPër 4 persona nevoiten:

  • 1/2 kg petë të gatshme ,
  • 1 kokë lakër turshi ,
  • djathë ,
  • 150 gr oriz i zier ,
  • vaj,
  • kripë dhe
  • piper i zi.

Përgaditja:

Lakrës ia heqim koçanin dhe e presim në copë të imëta. Në tiganin në zjarr hedhim vaj dhe në të e skuqim lakrën e prerë. Grijmë piper të zi, përziejmë me lugë dhe e skuqim derisa të zbutet lakra. Tiganin e heqim nga zjarri dhe në të e shtojmë orizin e zier dhe të ftohur.

Në tavën e rrumbullakët hedhim vaj dhe me furçë kuzhine e lyej më tërë brendinë e tavës. Në tavë vëmë 3 petë, duke i lënë skajet jashtë tavës. Sipër petëve vëmë nga përmbajtja me lakër dhe oriz. Në tavë vëmë tri petë të tjera. Edhe sipër tyre vëmë nga përmbajtja.

E përsërisim të njëjtën gjë me të gjitha petët dhe përmbajtjen nga tigani. Renditja e pites duhet të përfundojë me petë. Skajet e tri petëve të para i kthejmë nga brendia e tavës. Petën e presim në copë.

Në enë me 100 ml ujë shtojmë 150 ml vaj. Përziejmë me lugë dhe këtë përzierje e hedhim sipër pites në tavë. E . shkundim tavën, që uji dhe vaji të përhapen në të gjitha anët e pites. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Copët e lakrorit i nxjerrim nga tava dhe i vëmë në pjatën për servirje.

Zbukurojmë me 8 speca të vogla djegëse. Sipër çdo cope lakrori vëmë nga një copë djathë.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Comments

Don't Miss! random posts ..