Kutiza

KutizaPërbërësit:

– 700 gr spinaq (ose barishte)
– 40 gr gjalpë
– 1 qepë e vogël, e grirë
– 250 gr miell
– 3 vezë
– 100 ml qumësht
– yndyrë për të skuqur (ose vaj)
– kripë

Përgatitja:
Zieni spinaqin, shtrydheni mirë, grijini trashë dhe vendosini në tigan me gjalpë ku keni fërguar edhe qepën. Në tavolinën e punës, sitni miellin dhe hidhni pak kripë, vendosni në qendër vezën dhe filloni të zini brumin, duke shtuar pak e nga pak qumësht, derisa të zihet një brumë kompakt dhe i butë. Hapeni brumin me petës dhe bëni petë me trashësi pak milimetra dhe diametër 10 cm. hidhuni pak spinaq në mes të petëve. Palosini e mbyllini në anët me një pirun. Fërgojini në yndyrën që vlon, thajini me letër kuzhine dhe shërbejini ende të nxehta.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..