Përbërësit:
200 gr kuskus
1 patëllxhan
vaj luledielli për të skuqur
50 gr pesto gjenoveze
2 mocarela
fletë borziloku
vaj ulliri
kripë
Përbërësit:
Vëmë kuskusin të zbutet në një tas me 200 ml ujë të valuar me kripë dhe pak vaj. Ndërkohë presim patëllxhanin në dado të vogla dhe i skuqim në vaj luledielli të nxehtë. Thërrmojmë kuskusin që ndërkohë është fryrë, e bashkojmë me peston gjenoveze dhe mocarelën e prerë në dado fare të vogla, pothuajse të grirë. Shtojmë patëllxhanin e skuqur, e kriposim dhe e servirim me fletë borziloku të prera imët dhe i hedhim pak vaj ulliri sipër.