Kuskus arab me kerpurdha te fresketa

Perbersit;

-8-10 kërpudha te freskëta
-1 spec portokalli
-1 spec  jeshil
-1 spec i kuq
-pak majdanoz
-1 qepe
-1 filxhan çaj misër
-250gr kuskus arab (gati për 4 min)
-250ml ujë i ziere
-2 luge supe vaj ulliri
-1/2 luge kafe kimino
-1/2 luge kafe koriander
-spec djegës i grire (piper i kuq djegës )
-kripe

Presim qepen ne feta te holla, specat ne katrore,kërpudhat ne feta dhe ziejmë pak misrin. Ne tigan me vaj skuqim me pare qepen pastaj vazhdojmë me specat edhe me kërpudhat. I përziejmë mire, hedhim misrin, majdanozin dhe erëzat.
Ne një tenxhere (jo ne zjarre ) vëmë kuskusin, pak kripe, pak vaj, hedhim ujin e ziere, përziejmë, i vëmë kapakun dhe e leme për 4 minuta.
Kur kuskusi është gati e përziejmë me perimet dhe e servirim.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..