Kupat e Pyllit te Zi

Perberesit per 4 persona

8 feta pandispanje me cokollate ne forme rrethore (te njejtin diameter me gotat apo kupat qe do te perdorim)
100gr pana te rrahur per embelsira
200gr maskarpone
400gr qershi
70gr sheqer
35gr sheqer pluhur
3 luge liker qershie (tipi Kirsch apo liker tjeter i embel)

Ne nje tas rrahim maskarponen, panen, sheqerin pluhur dhe e vendosim ne frigorifer.

Heqim berthamen e qershive dhe i hedhim ne 200ml uje te cilin e cojme ne zierje bashke me sheqerin dhe kanellen ne zjarr te ulet per rreth 8 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e heqim tenxheren nga zjarri, ndajme kokrrat e qershise nga shurupi dhe i leme te dyja te ftohen. Kur shurupi te jete ftohur, i shtojme likerin e qershise dhe e perziejme.

Lagim fetat e pandispanjes me shurupin, vendosim ne cdo kupe nje te tille, nje shtrese krem me maskarpone, disa qershi dhe e perserisim dhe nje here proceduren duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti servirim.

Ne fund mund ta zbukurojme siperfaqen me pak kakao apo me copeza te vogla cokollate.

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..