Kungulleshka të mbushura

 

Receta është shumë e thjeshtë.
Për këtë recetë përdoret djathë krem, kripë,piper,proshutë të grirë dhe majdanoz.
Kungulleshkat i piqni në tigan zgare me pak vaj ulliri.

Lërini pak të ftohen dhe më pas përbërësit e mësipërm bashkojini në mënyrë të njëtrajtshme, që masa të shërbejë më pas për mbushjen e kungujve. Mbështillini ato role dhe vendosini në pjatancë. Mund ta bëni edhe me gjizë, me speca të pjekur të grirë hollë, kopër dhe majdanoz e pak hudhër mbushjen. Apo nëse fantazinë e keni më të ‘ndezur’ këto ditë, mund ta mbushni me ç’të keni dëshirë. Kjo është një nga pjatat e mesit që shtrohen në tavolinë e që mund të konsumohet edhe në 2 apo më tepër vakte e ftohtë. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me patëllxhanët.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..