Kungulleshka me mish

Kungulleshka me mishPërbërësit:
2-3 kungulleshka
150gr mish të tharë
2-3 thelba hudher
250ml salcë beshamel
2 të verdha të vezëve
80gr oriz të bardhë
60gr djathë parmezan
Kripë/piper
Magdanoz të freskët

Përgatitja:
1. Së pari kungulleshkat i ndajmë përgjysëm, dhe ia largojmë pulpën në mes.
2. Orizin e ziejmë me 100 ml ujë.
3. Mishin e tharë e grimcojmë, e skuqim pak në vaj ulliri duke ia shtuar edhe hudhrën e grimcuar.
4. Largojmë nga zjari mishin me hudhër, shtojmë salcn e beshamellit, të verdhat e vezëve dhe orizin gjysëm të zier.
5. I përziejmë mirë, shtojmë kripën, piperin dhe magdanozin e grimcuar.
6. Me masën e fituar i mbushim kungulleshkat të cilat fillimisht i kriposim pak.
7. Në fund i mbulojmë me djathin parmezan.
8. Piqen në 200°C, rreth 30min.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..