Kunguj të rrumbullakët të mbushur

Kunguj të rrumbullakët të mbushurPërbërësit:

4 kunguj të rrumbullakët
1 qepë
1-2 vezë
100 djathë grana
vaj ulliri
peksimadhe e thërrmuar e imët
kripë

Përgatitja:

Presim përgjysmë kungujt dhe rrafshojmë bazën në mënyrë që të qëndrojnë mirë në tavë. U boshatisim me lugë tulin e u japim formën e kupave. Të brendshmet e kungujve si edhe qepën e prerë hollë në rriska i kaurdisim në një tigan me pak vaj e kripë. I lëmë të ziejnë sa të shterojnë, i heqim nga zjarri dhe shtojmë 1 ose 2 vezë, me qëllim që mbushja të mos dalë shumë e butë, si dhe djathin e grirë grana.

Pastaj mbushim kupat e kungujve me përzierjen që përgatitëm dhe i pudrosim me bukën e thërrmuar imët, e cila ndihmon zverdhjen (gratinimin) dhe pjekjen.

I fusim në furrë për rreth 45-50 minuta në 180 gradë, derisa kupat e kungujve të zbuten mirë dhe sipërfaqja e mbushjes të zverdhet e të zërë kore. I shërbejmë kungujt e mbushur të vakur ose të ftohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..