Kunguj te mbushur me oriz

Perberesit:
*1 kg kunguj
*1 gote uji oriz
*300 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*2 kokrra qepe
*1 luge salce
*majdanoz
*piper
*menderz(nenexhik)
*kripe

Pergatitja:
Per te pergatitur mbushjen, Skuqni ne nje tenxhere qepen, orizin, mishin e grire, pastaj shtoni domatet e renduara, salcen, majdanozin, erezat dhe kripen. Kungujt qerohen, lahen, ne qofte se jane te medhenj ndahen per gjysem, i hiqet mesi dhe mbushen me masen e pergatitur me lart. Kungujt e mbushur piqen ne furre per rreth 30 minuta. Siper mund ti hidhni kos me hudher te shtypur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..