Kulaç fshati

kulacNevojiten:

– 400 g miell misri të bluar trash,
– 220 ml ujë të vakët (në të cilin duhet t’i tretni ½ e qeses së pluhurit për ëmbëlsira),
– 1 lugë e vogël e plotë kripë
– yndyrë (më mirë vaj bimësh) për lyerje.

Përgatitja:

Kulaçi i vërtetë gatuhet me vetëm tre përbërës: miell misri i bluar trash, kripë dhe ujë pa shtesa djathi, mishi etj.

Në miell qitni ujë të vakët me pluhurin e përzier të ëmbëlsirave dhe shtoni një lugë të vogël kripë.

Përbërja duhet të jetë paksa më e dendur se brumi i palapetave.

Gjithë këtë me garuzhdë përzieni dhe qiteni në tepsi të lyer me yndyrë (për lyerje të tepsisë mund ta përdorni edhe vajin e bimëve) dhe futeni në furrë të ngrohur më parë, në 230 gradë celsius, rreth 15-20 minuta, përkatësisht derisa në sipërfaqe të krijohet korja ngjyrë gështenje.

Kur të piqet spërkateni sipër me ujë, mbulojeni me leckë kuzhine dhe lëreni të ftohet.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..