Kukurecë të vegjël të furrës

Kukurecë të vegjël të furrësPër 8 persona nevojiten:

1 mëlçi e madhe qengji dhe të brendshmet, zorrë të holla qengji
2 thelpinj hudhra të prera hollë
150 ml verë e bardhë
1 ½ lugë kafeje rigon
3-4 cipa dhjami të qengjit
Shufra ku shkohet shishqebapi
Limona
Vaj
Kripë e piper

Përgatitja:

Lani mirë zorrët me ujë të bollshëm, duke i kthyer nga të dyja anët. Vendosini në një tas dhe hidhuni kripë e lëng limoni. Lëreni për 30 minuta. Shpëlajini dhe kullojini. Lani mëlçinë, kullojeni dhe ndajeni në copa të vogla. Hidhini në një tas, shtoni hudhrën, 1 lugë vaj ulliri, rigon, kripë e piper. Mbulojeni dhe lëreni për 30 minuta. Prisni cipat e dhjamit në 3-4 pjesë, lajini dhe përvëlojini për 1 minutë. Kullojini mbi një pecetë. Kulloni copat e mëlçisë nga vaji i tepërt dhe kalojini në shufrën e shishqebapi me radhë: një copë mëlçi, një copë mushkëri, një copë dhjamë. Rregullojini kukurecët me kripë e piper. Mbulojini me cipat me gjatësi sa kukurecët dhe gjerësi 6-7 cm dhe në vazhdim mbështillini me zorrët duke i mbuluar rreth e përqark. Vendosini kukurecët në skarën e furrës, të lyera me vaj e lëng limoni. Piqini për 40 minuta në furrën 180° Celsius, duke i kthyer herë pas here. Disa minuta para servirjes, ndizni grillin dhe piqini duke i kthyer nga të gjitha anët. Serviren të ngrohta

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Comments

Don't Miss! random posts ..