Kujdes në përgatitjen e mishit të kuq

Në bazë të hulumtimit të fundit, përgatitja e mishit në temperatura të larta shton rrezikun për t’u prekur nga kanceri në prostatë për 40%.

Tashmë është e njohur se ushqimi i pasur me mish të kuq shton këtë rrezik.

Studimi i ekspertëve amerikanë këtë e ka vërtetuar dhe ka zbuluar se rreziku nga kanceri shtohet si pasojë e bashkimit të substancave të forta kimike dhe kancerogjene që zhvillohen me rastin e përgatitjes së mishit në temperatura të larta.

Në studim kishin marrë pjesë rreth 2.000 vullnetarë, ndërsa më shumë se gjysma prej tyre që kishin qenë të përfshirë në këtë studim ishin diagnostikuar me kancer në prostatë. Ishte vërtetuar se meshkujt që brenda javës konsumojnë më shumë se 120 gramë mish të kuq për 30% janë më të rrezikuar se do të preken nga kanceri në prostatë.

Konsumimi i më shumë se 200 gramë mish të kuq të javë këtë rrezik e shton në 40%. Ishte vërtetuar se rrezik paraqesin edhe hamburgerët, pasi që edhe tek mishi i bluar shfaqen substanca të rrezikshme gjatë pjekjes në temperatura të larta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..