Krostatë me krem dhe fruta

KrostatëPër bazen duhet:

-300 gr miell,
-120 gr sheqer,
-150 gr gjalp,
-2 të verdha veze,
-1 pako vanilje,
-1 pako maja për ëmbelsira,
-pak kripë dhe lëkurën e një portokalli,

Për mbushjen duhen krem pastiçerie dhe fruta sipas dëshires,Zihet brumi me të gjithë përbërësit, nuk ka rëndesi ke hidhni më parë, pasi t’a keni punuar mirë brumin ndajeni në 12 pjesë, pastaj hapeni në madhësine e formave, merni format dhe pasi t’i keni lyer me gjalp vendosni brumin që hapet më parë dhe futini të piqen në 180° për 25 – 30 minuta, pasi të jenë pjekur e ftohur krostatët mbushini me krem pastiçerie, më pas merni frutat, prejini dhe dekorojini si në foto ose sipas dëshirës

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..