Krosant te mbushur

Përbërësit për 6-8 kroasant
-500 gr brumë sfoljat (mund ta blini të ngrirë)
Për mbushjen mund të përdorni marmalatë/reçel/nutela/krem pastiçerie etj., sipas dëshirës.
-sheqer pluhur
-kakao pluhur për spërkatje

Përgatitja:
Me brumin sfoljat të formuar hapim një petë në formë drejtkëndëshi me gjerësi rreth 20 cm. Nëse përdorim brumin sfoljat të gatshëm (të ngrirë), duhet ta nxjerrim nga akulli një natë përpara në mënyrë që të nesërmen të ketë arritur në temperaturë ambienti.
Me majën e një thike presim trekëndësha me bazë rreth 15 cm, i tërheqim pak me gishta të tri majat e tij dhe vendosim në mes një lugë mbushje. I mbyllim duke i rrotulluar si në figurë, pra fillojmë nga maja, të cilën mundohemi ta rrotullojmë rreth kruasantit në mënyrë që gjatë pjekjes mbushja të mos dalë jashtë, ndërsa anët i përkulim pak nga brenda.
I vendosim në tavë të shtruar me letër furre në 200°C për rreth 12-15 minuta, apo derisa kruasantet të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Në asnjë mënyrë nuk duhet hapur dera e furrës gjatë pjekjes së tyre për shkak se mund të mos fryhen aq sa duhet.
Në momentin që janë pjekur, i nxjerrim nga furra duke i lënë të ftohen disa minuta dhe i spërkasim me sheqer pluhur (nëse mbushja është me reçel apo krem pastiçerie) ose me kakao pluhur (nëse mbushja është me nutela).

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Comments

Don't Miss! random posts ..