Për 6 persona:
Materialet:
- 1 kg. patëllxhan ,
- 2 patate me madhësi të mesme ,
- 1 filxhan djathë i bardhë i grirë ,
- 1/2 filxhan djathë kaçkavall i grirë ,
- 2 filxhanë galeta ,
- 2 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë 4 vezë ,
- 2 filxhanë vaj gjelle, kripë dhe piper.
Përgatitja:
- Në një tepsi shtroni patatet e paqëruara dhe gjysmën e sasisë së patëllxhanëve. I vini në furrë në temperaturë të lartë që të piqen.
- Menjëherë më pas, sapo të jenë ftohur, në një enë grini tulin e patateve, të patëllxhanëve, majdanozin, djathërat dhe të kuqet e vezëve.
- I përzieni të gjitha këto deri sa të krijohet një masë e fortë dhe e vendosni në frigorifer për t’u ftohur. Skuqni patëllxhanët e mbetur (të prera në feta të holla) dhe i mbushni me masën që keni vënë në frigorifer.
- Veproni kështu: vendosni mbushjen e nevojshme në anë të fetës dhe i mbështillni në formë të rrumbullakët. I zhysni ato në vezët e rrahura dhe më pas i kaloni nëpër galetë që të bëhen krokante.
- I skuqni në vaj të nxehtë.