Krofne

KrofnePërbërësit
1 / 2 liter uje i vakët
1 qeske maj e ardhur
1 filgjan kafeje sheqer
1 sheqer vanileje
Levore limoni e kaluar në rende
1 luge çaji kripë
Miell, vaj për fergim
Sheqer pluhur

Në masen e ujit, hidhen maja e ardhur, sheqeri, kripa, vanilja, levorja e limonit dhe aq miell, sa zihet nje brum i butë sikurse i bukës. Brumi lyhet me disa pika vaji mbulohet me pecetë dhe lihet të qëndrojë në temperature ambienti disa orë ose zihet në mbremje për t’u fërguar në mëngjes. Brumi i ardhur nuk ngjeshet, shtrihet në dërrasë të përmilluar, të tehollohet duke i hedhur miell sa mos të ngjitet tehollojsa, palosen të katër anët e brumit njëra mbi tjtren dhe prap tehollohet në trashësi gishti. Krofnet nxirren me gotë, lihen edhe 20 min. Për të ardhur dhe fergohen në mjaft vaj të nxehtë nga të dyja anët gjërsa të skuqen. Kalohen në sheqer pluhur dhe sherbehen.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra · Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..