Krofne të mbushurame marmelate ose eurokrem

Krofne të mbushurame marmelate ose eurokremPerberesit:

-800 gr miell
-2 luge maja birre(kvasac)
-3 luge sheqer pluhur
-pak krip
-100 ml vaj
-50 gr margarin
-2 veze
-350 ml qummesht te vaket
-vaj per fergim
-sheqer per pluhurosje
-marmelate ose nutella per mbushje

Udhezimet:

Ne qumeshtin e vaket shtojme kvasacin dhe nje luge sheqer.
Leme qumeshtin te fermentohet.
Margarinen e shkrijme,shtojme vajin dhe i vendosim ne ene ne te cilen do te zeme brumin per krofnet.
Shtojme vezet e rrahura,pak krip(maje gishtash),sheqerin pluhur dhe perziejme.
Ne kete mase shtojme qumeshtin e vaket te fermentuar dhe shtojme miell gradualisht .
Perziejme me mixer derisa brumi te merr dendesine e duhur.
Nxjerrim brumin nga ena dhe qesim ne tavolinen e permillur.
Tanim duke e punuar me dore i japim formen e topthit.
Topthin nga brumi e qesim ne nje ene te lyer me vaj,pastaj lyejme me vaj edhe topthin e brumit persiper.
Brumin e pergaditur per krofnet e mbulojme dhe e leme ne nje vend te ngrohet derisa te dyfishohet vellimi.
Masen e fryre te brumit e qesim ne tavolinen e permillur dhe shtrijme me duar aq sa te mundemi duke fituar nje pete me trashei afer 1 cm trashesi.
Nga peta e brumit per krofnet nxjerrim me gote forma te rrumbullakta te cilat i rendisim ne tavoline dhe prap i leme edhe per 5 minuta.
Ne nderkohe nxehim vajin dhe fergojme krofnet ne temperature te mesme derisa te skuqen ne te dyja anet.
Krofnet e skuqura i qesim ne nje leter qe tu mpihet yndyra e tepert.
Me pas i kalojme neper sheqer dhe anash bejme nje vrime me ane te ndonje tehu.
Vrimen tek krofnet e mbushim me marmelate ose eurokrem me ndihmen e shiringes se kuzhines me te cilin dekorojme tortet me krem pana.

RECETA TË NGJASHME