Kroasant

KroasantPërbërsit:

– 1 gotë ( 2 dcl ), qumësht i ngroht,

– 1 gotë ( 2 dcl ), ujë i ngroht,

– 50 ml vaj luledielli,

– 1/2 lugë ( gjelle ), krip,

– 1/2 lugë ( gjelle ), sheqer,

– 1 lugë ( gjelle ), majë buke ( kvasac kokërr ).

– 1 sheqer vanilje,

– 1 kg miell.

– 250 gr margarinë ( margarinë ose gjalpë extra për pjekurina, jo margarinë që përdoret për gjellëra )

– 1 vezë dhe susam…

Përgaditja:

Së pari përgaditet maja e bukës, me 100 ml qumësht të ngroht, me sheqerin dhe majën ose kvasatin. Përzihen pak dhe lihet që të dyfishohet maja. Pasi të jetë dy-tre fishuar maja, e vëm në një enë plastike, dhe i shtojm pjesen tjeter të mbetur të qumshtit, ujin e ngroht, vajin, sheqer vaniljen, dhe kripen. Përzihen pak këto përbërës, dhe i shtohet mielli. Pasi të kemi fituar një brum të butë, e mbulojm dhe e lëm që të vie për 40′.

Kur brumi të dyfishohet, fillojm dhe e punojm në tavolinë, duke e ndarë në 16 topa (kuleq), të barabartë, dhe i hollojm në madhësi të pjatave standarde e të rrumbullakta. E marrim margarinen dhe pa e shkrirë e rëndojm me rende ( thërmojm ), mbi cdo petë, dhe kësisoj të të 16 petat i vëm një mbi një, si për pite ( katmer ). Në fund këtë katmerin e fituar, e rrisim në diametër rreth 60 cm, dhe e prejm në aq pjesë sa duam të fitojm kroasante.

Mbushjen mund ta bëjm me djath, ose me xhemra/kremra të ndryshëm, nutella/eurokrem etj, Vendosen në tavë të lyer me margarinë, lyhen siper me vezë, ju shtohen fara susami, dhe pjekën në temp. 200-150 *C.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..