Krepa te furres me mish dhe perime

Krepa te furres me mish dhe perimePerbersit:

– 100 gr miell

– 1 kokerr veze

-200 gr qumesht

– pak kripe

Per mbushjen nevojiten:

– 350 gr mish qengji ose vici

– 200 gr kungulleshka

– 150 gr karrota

– 300 gr bizele

– 3 kokrra qepe te vogla

– 150 gr djathe filadelfia

– 80 gr djathe parmixhan i grire

– 100 gr krem qumeshti (panna)

– 1 grusht majdanoz

– vaj ulliri

– kripe dhe piper

Pergatitja

1.Ne fillim pergatiten krepat,sic e shpjeguam ne receten(Si te gatuajme krepa)

2.Pastroni dhe lani perimet nje e nga nje.

3.Prisni holle qepen dhe kaurdiseni lehte ne nje tigan me pak vaj ulliri.Shtoni mishin dhe lereni te skuqet ne zjarr te forte per 10 minuta,derisa te marre ngjyre.Rregullojeni shije me kripe e piper,sipas deshires.Shtoni pak majdanoz te prere holle.

4.Pritni karrotat dhe kungulleshkat ne feta te holla.Vendosni ne nje tenxhere me uje te valuar dhe lerini te ziejne rreth 10 minuta.Me pas kullojini.

5.Ne nje tas perzieni kremin e qumeshtit se bashku me djathin krem.Me pas shtoni djathin e grire parmixhan.

6.Lyeni me gjalpe nje tepsi qelqi pireks dhe shtroni ne te 1 krepe.Me pas shtroni pak mish,pak perime dhe ne fund krem.Vazhdoni ne kete menyre derisa te mbarojne te gjitha lendet.

7.Piqeni pergatitjen ne furre rreth gjysem ore.Me pas hiqeni dhe sherbejeni te ngrohte.

Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..