Krepa të furrës me kajsi

Krepa të furrës me kajsiPërbërësit:

– 1 dozë krepa
– 250 gr marmelatë kajsie
– 2 lugë gjalpë i tretur
– 125 gr arra të grira trashë
– 60 gr sheqer

Përgatitja:
Përgatitni brumin dhe bëni 12 krepa. Lyeni me gjalpë një tavë për furrë. Vendosni afërsisht një lugë marmelatë në 1/4 pjesë të secilit krepa. Paloseni përgjysmë, pastaj paloseni përsëri përgjysmë. Vendosni krepat në tavë pranë e pranë, lyejini me gjalpë dhe piqini në furrën e ngrohur më parë në 190 gradë për 15 minuta. Grijini arrat me sheqerin në një makinë grirëse krejt hollë. Spërkatni krepat me arrat dhe sheqerin dhe shërbejini menjëherë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..