Krepa me reçel, djathë ose proshutë

Krepa me reçel, djathë ose proshutëPërbërësit:

▪ 2-3 të verdha veze
▪ pak kripë
▪ 2 gota uji miell
▪ 1l litër qumësht
▪ 2 lugë gjelle gjalpë

Për mbushjen: Reçel qershie • kanellë • bajame të thërrmuara; ose, • djathë i bardhë • mjaltë; ose • proshutë • pana • piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë miellin dhe i përziejmë. Ndërkohë, hedhim qumështin pak e nga pak derisa të na bëhet një masë e hollë kremoze, pa harruar të hedhim edhe kripën.

Vendosim tiganin e sheshtë në zjarr me një majë luge gjalpë.

Pasi ngrohet tigani, marrim sa një gjysmë gote uji përzierjen e brumit dhe e shpërndajmë në tigan me lugë.

Lihet rreth një minutë nga njëra anë dhe e kthejmë nga ana tjetër. Në mënyrë të tillë veprojmë për gjithë masën e brumit.

Petat e holla i mbushim me reçel qershie. I mbështjellim dhe i spërkasim me kanellë pluhur dhe bajame të thërrmuara.

Për mbushjen, mund të përdorni edhe djathë të bardhë të cilin, e spërkasni sipër me mjaltë; ose proshutë të prerë në rripa të hollë të përzier me pak pana kuzhine. Pak piper nëse dëshironi.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
AntiPastë

Don't Miss! random posts ..