Krepa me kunguj

Perberesit:
· 3 kunguj te njome
· majdanoz

· një cope te vogël hudhër
· 2 veze
· pak pana
· 75gr miell
· vaj luledielli
· kripe, piperPërgatitja
Grini holle kungujt e njome. Me pas shtrydhini ne mënyrë qe te largoni ujin nga ato. Ne një tas përzieni vezët dhe miellin, me pas përziejini ato edhe me panen, hudhrën e grire, majdanozin e grire, kripen, piperin dhe kungujt e njome. Ndizni sobën dhe vendosni një tigan ku keni hedhur pak vaj luledielli. Hidhni ne te një pjese nga përbërja dhe skuqeni si krepat e tjera. Kur ta shihni qe pjesa e poshtme fillon te skuqet kthejeni nga ana tjetër. Nëse nuk e bëni dot ne moment. Hiqni krepin ne një pjate, kthejeni dhe me pas hidheni prape ne tigan.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Comments

Don't Miss! random posts ..