Krepa me krem vanilje dhe xhem dredhëzash

Perberesit:

200 gr xhem dredhëzash
1 vezë
100 gr arra të grira
125 gr margarinë
3 lugë sheqer
9 lugë miell
1 buding vanilje
5 lugë sheqer
4 lugë liker dredhëze
400 ml ujë
½ l ujë.

Procedura:

Në tenxheren në zjarr e vëmë gati tërë qumështin. Në qumështin e mbetur e hedhim pluhurin për buding dhe e rrahim me tel kuzhine.

Në tenxheren në zjarr shtojmë 3 lugë sheqer dhe kur fillon të ziejë qumështi, në të e shtojmë qumështin me buding. Përziejmë me tel dhe e ziejmë derisa budingu ta fitojë dendësi në e duhur. Pastaj, tenxheren e heqim nga zjarri dhe e lëmë budingun të ftohet.

Xhemit të vënë në tenxhere ia shtojmë 125 ml ujë, 5 lugë sheqer dhe përziejmë. Tenxheren e vëmë në zjarr dhe vazhdojmë të përziejmë. Në tenxhere e shtojmë likerin. Duke përzier pandërprerë, ziejmë derisa masa ta fitojë dendësinë e duhur. Pastaj, masën e lëmë të ftohet.

Ndërkohë, në enën për përzierje vëmë 300 ml ujë. E thyejmë vezën në enë dhe i rrahim me mikser. Shtojmë 9 lugë miell. Pasi masa bëhet homogjene, e shkyçim mikserin nga kjo masë i skuqim krepat.

Në enën për përzierje e vëmë budingun e ftohur. Shtojmë 125 gr. margarinë dhe arrat e grira dhe i rrahim me mikser.

Me këtë krem i lyejmë krepat dhe i mbështjellim në formë roleje. Krepat e gatshme i rendisim në pjatën për servim. Me garuzhdë, sipër krepave hedhim nga masa me xhem dredhëzash.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..