Krepa me fruta deti

Krepa me fruta detiPërbërësit për 6 persona:

-3 vezë
-500 ml qumësht
-250 g miell
-kripë
-40 g gjalpë

Për kremin me karkaleca:

-200 ml panna
250 gr Mascarpone
-1 lugë salcë domatesh
-1 gotë Brandy
-2 thelpinjtë hudhër
-40 gr gjalp
-2 lugë vaj ulliri
-kripë
-piper
-2 lugë majdanoz të grirë hollë
-500 gr karkaleca të pastruar

Përgatitja:

Fillimisht merremi me përgatitjen e brumit për crepes. Në një enë rrahim vezët bashkë me qumështin dhe më pas shtojmë miellin. Masës i shtojmë pak gjalpë të shkrirë dhe më pas i përziejmë mirë e mirë të gjithë përbërësit.

Vendosim në zjarr një krepiere, ose një tigan të cekët kundër ngjitjes dhe nisim të pjekim me radhë crepes. Ndërkohë në një tigan hedhim vajin e ullirit , gjalpin dhe hudhrat. Shtojmë karkalecat dhe teksa i trazojmë hedhim edhe Bandyn. Pasi të ketë avulluar alkooli, shtojmë salcën, panën dhe kremin mascarpone. I lemë në zjarr derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme më pas i shtojmë pak kripë, piper si dhe majdanozin e grirë. Tek secila prej crepes, hedhim në mes 2-3 lugë (ose sipas dëshirës) kremin e përgatitur dhe i mbyllim duke krijuar formën e dëshiruar.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..