Krep me portokall

Përbersit:

* 125 gr miell
* 2 portokalle
* 30 ml qumësht
* 2 vezë
* 1 lugë kafeje konjak
* 40 gr gjalpë
* kripë, sheqer

Për gjalpin e portokallit

* 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpë, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak

Për ta shoqëruar

* 1/2 litër sherbet me limon, 1 fije mente

Këshilla:

* Brumi mund të jetë edhe më i mirë nëse ju e përgatisni që më parë.
* Në se ju mbetet brumë, krijoni krep të tjerë. Stivosini ato duke i
ndarë nga katrorë letrash të sulfurizuara. Ju mund t’i ruani në
frigorifer: nuk do t’u mbetet veç t’i vini në furrë disa minuta për t’i
ngrohur. Do t’ju shërbejnë në mëngjes ose në zemër, me gjalpë të kripur
ose shurup panje, me marmalatë portokallesh ose reçel luleshtrydhesh.

Etapa e parë
Në një tas hidhni miellin e papërpunuar me fare pak kripë dhe sheqer.
Thyeni vezët në mes dhe përziejini duke mbledhur miellin drejt qendrës
me ndihmën e një punimi të fortë. Shtoni aty progresivisht qumësht,
pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur
dhe e lini të pushojë për 2 orë në frigorifer.
Shkrini 20 gr gjalpë në një tigan me krepë dhe hidheni atë mbi brumë.
Përgatisini krepët: hidhni pak brumë në tigan. Përkuleni në mënyrë që
brumi të shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lëreni të piqet për
1 minutë mbi një zjarr mesatar. Shqitini anët, kthejeni krepin me një
spatul dhe piqeni anën tjetër për 1 minutë.

Etapa e dytë
Përgatisni në të njëjtën mënyrë një dyzinë me krepë, pa harruar të
gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi një pjatë.
Lani një portokall dhe thajeni. Me ndihmën e një thike hiqni copa
lëkure të gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lëngun dhe ruajeni.
Qëroni dy portokalle të freskët, ndajeni në thela.
Përgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpë dhe sheqer në
tigan. Shtoni copat e lëkurës, lëngun e portokallit të filtruar, një
lugë kafe lëng limoni dhe një lugë kafe konjak. I zieni thelat e
portokallit për 1 minutë. I hiqni ato ashtu si dhe lëkurët dhe i ruani.

Etapa e tretë
Ngroheni furrën mbi termostatin 6 (180gradë celsius).
I skuqni krepët një nga një, nga të dy anët, në gjalpin me portokall të nxehtë.
I ndani në katër dhe i rezervoni ato në një pjatë që e duron
nxehtësinë. Në fund të veprimit vëreni pjatën e nxehtë në furrën e
fikur.
Hidhni mbetjen e konjakut në tigan. E ngrohni, e piqni, lëreni të fiket.
I ndani krepët mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e
portokallit të vakta dhe lëkurët. I lagni me gjalp portokalli. Vini në
çdo pjatë dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe
shërbejini menjëherë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..