Kremi ganash (ganache)

Kremi ganash është një krem me origjinë franceze i cili përgatitet duke përzierë panën e lëngshme për ëmbëlsira të nxehte dhe çokollaten e grirë imët zakonisht në raportin 1:1. Ky krem është krijuar nga gabimi i një nxënësi, i cili gabimisht derdhi qumështin e nxehtë në cokollatë, dhe mesuesi i tij i ngjiti nofken ganache (që në frëngjisht do të thotë i ngathët).

Përbërësit për kremin ganache janë në varësi të madhësisë së tortës, por përgjithësisht

250ml pana për ëmbëlsira të lëngshme
250gr çokollatë të zezë (apo çfarë çokollate preferoni)
20gr gjalp (shërben për t’i dhene shkelqim kremit, por mund edhe t’a eleminoni)

Vendosim në zjarr të ulet panën e lëngshme bashkë me gjalpin e prerë në copëza të vogla, dhe kur përbërja të jetë afër pikës së vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojmë çokollaten e grirë hollë (me thike ose në mikser) duke e përzierë me një tel kuzhine derisa të ketë shkrirë plotësisht. Sipas dëshirës, mund t’a përdorim në dy mënyra: kur kremi të jetë ftohur plotësisht, e rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik derisa të dyfishojë vëllimin e tij, ose e hedhim kremin të ngrohtë siper kekut që kemi përgatitur, profiterolave, tortave etj, dhe e përhapim me ndihmën e një spatule kuzhine ose një thikë.

Veçantia e kremit ganash është se nëse vendoset në frigorifer, ngurtësohet së tepërmi, dhe nëse vendoset në një vend të nxehtë, shkrihet së tepërmi. Për këtë arsye rekomandohet që torta e lyer me këtë krem të ruhet në frigorifer dhe të nxirret 2-3 orë përpara konsumimit.

Keshille: Me këtë krem, perveçse mund të lyeni tortat në sipërfaqe, mund t’a përdorni edhe për t’i mbushur ato në brëndësi duke ndryshuar shijen në varësi të shijës se çokollatës që zgjidhni.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..