Krem Vanilje

krem vaniljePër katër persona nevojiten:

4 filxhanë çaji qumësht,
2 vezë,
1 filxhan çaji ujë,
2 filxhanë kafeje sheqer,
3 lugë niseshte dhe pak vanilje.

Përgatitja: Të verdhat e vezëve ose krejt vezët rrihen me sheqer dhe pak ujë, pastaj shtohet niseshte. Masa përzihet mirë dhe duke u përzier pak e nga pak shtohet qumësht i nxehtë. Vihet në zjarr dhe përzihet vazhdimisht, derisa të marrë valë (d.m.th. sa të dalin fluskat e para). Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, përzihet dhe ndalet nëpër tasa.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · Pudingë

Comments

Don't Miss! random posts ..