Krem vanilje

Krem vaniljePërbërësit:

-Qumësht 4 filxhanë çaji

-Vezë 2 kokrra

-Ujë 1 filxhan çaji

-Sheqer 2 filxhanë kafeje

-Niseshte 3 lugë kafeje

-Pak vanilje dhe kanellë

Përgatitja:

Të verdhat e vezëve ose krejt vezët rrihen me sheqer dhe pak ujë, pastaj shtohet niseshte. Masa përzihet mirë dhe duke e përzierë pak e nga pak, shtohet qumështi i nxehtë.

Vihet në zjarr dhe përzihet vazhdimisht derisa të marrë valë, ose valohet qumështi dhe hidhet niseshteja me vezët e sheqerin. Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, përzihet dhe ndahet nëpër tasa. Sipër i hidhet kanellë e bluar.

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..