Përbërësit:
*1 pako biskota të thjeshta,
*2 lugë të mëdha sheqer,
*500 gr akullore vanilja,
*1 pjepër (rreth 800 gr.), disa gjethe dhiozmë
Thërrmojmë biskotat në mikser, derisa të kthehen në pluhur të hollë. Pastrojmë pjeprin nga lëkura dhe farat dhe pastaj e vendosim në mikser bashkë me biskotat dhe sheqerin dhe i rrahim përbërësit së bashku, derisa të krijohet një lloj kremi.
Kremin e formuar e hedhim në gota martini dhe sipër vendosim akullore dhe gotat i zbukurojmë me gjethe dhiozme dhe pluhur biskotash. Është një ëmbëlsirë e lehtë për t’u përgatitur dhe do t’i entuziazmojë të ftuarit tuaj.
Ju bëftë mirë!