Krem me kafe

Krem me kafeKremi me kafe është një ëmbëlsirë delikate që përgatitet me krem pastiçerie, por duke i shtuar edhe kafe.

Ky lloj kremi është perfekt për t’u përdorur tek tortat dhe biskotat por n.q.s duam mund ta përdorim edhe si ëmbëlsirë. Ju këshilloj të përdorni gota xhami dhe ta zbukuroni me kokrra kafesh sipër.

Përbërësit:

500 ml qumësht i ftohtë
1 filxhan kafeje me kafe (natyrisht jo kafe turke , mire është të jetë kafe ekspres)
1 luge të vogël me kafe pluhur( nescafe)
50 gr miell 00
170 gr sheqer
3 vezë

Përgatitja:

Hedhim në një tenxhere vezët bashkë me sheqerin dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë derisa të bëhen një masë homogjene dhe vetëm atëherë do të shtojmë qumështin e ftohtë dhe filxhanin e kafes.
Do të vazhdojmë ti përziejmë dhe se fundi do të shtojmë miellin ku kemi përzier më parë kafen pluhur. Do e hedhim miellin nëpërmjet një kullese në mënyrë që të mos formohen kokrra tek brumi.
Vëmë tenxheren në zjarr me flakë të mesme dhe do të vazhdojmë ta përziejmë përsëri me rrahësin e vezëve, derisa kremi të jetë trashur.
Kur të jetë i vakët e hedhim në gota qelqi dhe e zbukurojmë me kokrra kafeje.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · Pije

Comments

Don't Miss! random posts ..