Krem me gështenja

Përbërësit.

*1 kg gështenja,
*200 g sheqer,
*2 dl krem qumështi i rrahur,
*2 pako vanilje,
*kripë.

Përgatitja.
Qëroni gështenjat dhe zjejini për 5 minuta. Kullojini hiquni lëkurën e hollë dhe zjejini përsëri për gjysëm ore në ujë të vluar lehtësisht të kripur. Ndërkohë përgatisni një sherbet duke bashkuar në një tenxhere 1/4 L ujë, sheqerin kokërr dhe vaniljen. Treteni sheqerin në zjarr të dobët për rreth 10 minuta. Kullojini dhe kalojini në mulli. Bashkojini puresë së formuar sherbetin, lëreni të ftohet. Shtoni kremin e qumështit , ndajeni nëpër tasa dhe mbajeni në një vend të freskët para se ta servirni në tavolinë.

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..