Krem limoni anglez

Perberesit

-4 limona
-2 veze te plota + 2 te verdha vezesh
-110gr gjalp i cilesise me te mire ne temperature ambjenti
-450gr sheqer

Pergatitja:

Perpara se te fillojme pregatitjen e kremit te limonit, grijme ne rende lekurat e limonit dhe shtrydhim lengun e tyre te cilin e filtrojme me ndihmen e nje kulluese. Rrahim lehtesisht edhe vezet ne nje ene te vogel.Shkrijme ne banjomari ne zjarr te ulet gjalpin e prere ne copa bashke me sheqerin derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht. Shtojme vezet dhe vazhdojme perzierjen me luge druri derisa perberja te rezultoje kremoze, por kujdes; nuk duhet te shkoje asnjehere ne vlim. Ne kete moment shtojme edhe lengun e limonit dhe lekuren e tij dhe e leme ne kete menyre ne zjarr te ulet per 5-10 minuta derisa kremi te trashet; e kuptojme qe eshte gati kur kremi te veshe lugen e drurit.E hedhim kremin e limonit neper kavanoza, e leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe e vendosim ne frigorifer te pakten nje nate perpara se ta perdorim.

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..