Krem kungulli

Per supen ne vazhdim do ju duhen:

– Tre kungulleshka (kunguj te vegjel)
– 2/3 lb karrota
– 2 luge gjelle gjalpe
– 2 gota uji me leng pule
– kripe, piper, majdanoz
– 1/2 qumesht (ose krem qumshti)
-qepe te njoma (nga ato si jeshile te gjata)
– pak salce tzatziki (qe perdoret per gjirot)

Pastroni kungujt dhe karrotat dhe hiqjauni lekuren. Me pas kungujt mund ti ndani ne kuba te vegjel nga 1cm. Hidhini ne tenxhere dhe shtoni lengun e pules, pak kripe dhe piper. Lerini te ziejne derisa te zbuten.

Pasi te kene ziere, kulloni ujin e tepert dhe hidhini ne perpunuesin e ushqimit. Shtoni ketu qepet e prera ne copa te vogla, gjalpin dhe kripe ose piper (nq se duhet pak me shume per shije).

Pasi i kini bere pure, shtoni qumshtin dhe perziejini perseri. Qumesht mund te shtoni pak me shume nq se e doni me te lengshme supen.

Kjo supe mund te sherbehet e ngrohte ose e ftohte. Siper shkrini pak gjalpe si dhe mund ta zbukuroni me majdanoz dhe salce te bardhe.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Supa

Comments

Don't Miss! random posts ..