Krem karamel me mollë

Perberesit per 6 persona

-500ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
-250gr sheqer
-2 veze te plota + 3 te verdha
-1 molle e verdhe e tipit Golden
-10gr gjalp
-4-5 luge vere te bardhe
-1 pako te vogel vanilje

Qerojme mollen, e presim ne kubik te vegjel me madhesi rreth 1cm dhe e kaverdisim ne tiganin ku kemi shkrire gjalpin. E lagim me veren e bardhe, me 2 luge sheqer dhe e gatuajme per rreth 2 minuta ne zjarr te larte duke e perziere shpesh derisa i gjithe lengu qe leshon molla te kete avulluar.

Ne nje tenxhere, vendosim te ngrohen qumeshtin me vaniljen, por pa arritur piken e vlimit.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet (e plota dhe te verdhat) bashke me gjysmen e sheqerit derisa perberja e perftuar te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme dalengadale qumeshtin e ngrohte me vaniljen duke e perziere shpesh derisa te perftojme nje perberje homogjene. Ne kete moment, shtojme edhe mollet e karamelizuara dhe e perziejme.

Ne nje tigan, vendosim sheqerin e mbetur me dy luge uje te cilat i perziejme shpesh derisa te formohet nje karamel pa kokerriza. E hedhim ne nje forme gjatesore ose rrethore (psh formen per plumcake ose nje forme te rrumbullaket) duke lyer te gjitha anet e formes me karamelin. Shtojme ne forme edhe perberjen me molle te karamelizuara dhe e pjekim krem karamelin ne furre te parangrohur ne 160°C ne banjomari (pra, te vendosu brenda ne nje tave tjeter me uje) per 50-60 minuta derisa te jete mpiksur. E leme te ftohet plotesisht, e nxjerrim nga forma dhe e sherbejme te prere ne feta./tryeza.org

Article Tags:
Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..