Krem Karamel

Përbërësit:1 kg e gjysem qumësht, sheqer 400 gram, vezë 8 copë.
Kujdes: për përgatitjen e krem karamelit nevojiten tasa metalike ose balte qe i rezistojne nxehtesise se furrës.
Qumeshti zjehet dhe lihet te ftohet. Ne nje ene didhen vezet dhe sheqeri, i perzjejme te dya bashke, pastaj hedhim qumeshtin pjese pjese. (qumeshti nuk duhet te jete as i ftohte as i nxehte. por duhet te jete ne tem. sikur zihet kosi)

Ne nje ene tjeter metalike hedhim 5 luge sheqer, i veme ne zjarr derisa te karamelizohet. Kete mase e hedhim ne seciln nga tasat metalike. Mbi sheqerin e karamelizuar hedhim masen e pregatitur me pare. Te gjitha tasat i futim nen je tave te mbushur me uje d.m.th “Banjo Mari” dhe vendoset per tu pjekur ne temperature 150 grade, derisa krem karameli te jete mpiksur. Tasat kthehen permbys ne nje pjate te vogel, dhe sherbehet e ftohte.

Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · Pudingë

Don't Miss! random posts ..