Krah dhe kofshë pule të vogla me patate

563919_416900411708212_139522280_nSot du t’ju tregojmë një recetë e cila në pamje të parë e keni bërë ose parë edhe herë të tjera por kësaj rradhe do t’ju bëjmë të lëpini gishtat.

Përbërsit:
4 kofshë të vogla pule dhe 4 krahë pule
Vaj
Kripë
Rozmarinë
5 patate
1 luge kafeje spec i kuq pluhur
spec i zi
Hudher pluhur, një lugë kafeje
Djathe kaçkavall (parmixhano) i grirë, një lugë gjellë

Përgatitja:

Marrim fërteren dhe mbi të hedhim pak vaj, mëpas krahet dhe kofshët e pulës duke i vendosur ngjitur me njëra-tjetren. Mëpas hedhim pak kripë dhe pak rozmarinë. Siper kofshëve dhe krahëve të pulës vendosim një peshë (psh. një tepsi me ujë që bëjë peshë) në mënyrë që të rrinë të shtypura mirë gjatë fërgimit.
Fillojmë me fergimin me zjarr të vogel të gazit dhe i lëmë në zjarr për 30 minuta.

Ndërkohë mund të përgatisim patatet e shijshme. Marrim patatet dhe i presim si zakonisht por në pjesë më të mëdha pa i qeruar. U hedhim pak nga speci i kuq pluhur, pak nga hudhra pluhur, piper dhe kripë. Në fund i hedhim djathin e grirë (parmixhano) kaçkavall, i përziejmë mirë dhe në fund i vendosim në një tepsi fletë-alumini (letër-alumini që gjinden në supermerkato). Pasi i vendosim në tepsinë e fletë-aluminit i hedhim pak vaj mbi patate dhe e fusim në furre (me ventilim të aktivizuar) në 180° gradë për 45 minuta.

Në fund servirim kofshët dhe patatet bashkë të ngrohta në pjatë.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..