Kotolete pule e mbushur me gjalpë

kotoleteSi fillim punohet gjalpi me kripë, piper, majdanoz të grirë hollë (gjalpi do të marrë ngjyrë të gjelbër nga majdanozi). Masa mblidhct në forma cilindrike (duke llogaritur per çdo kotoletë 1 lugë gjelle gjalpë të freskët) dhe vihet në frigorifer.  Merret fileta e madhe, i hiqet cipa (po të ketë vrima mbushet me tul pule) dhe rrihct. Vendoset gjalpë në mes, mbulohet me filetën e vogël dhe mblidhct mirë, që gjalpi të mos dalë në formë dardhe. Duke qenë e varur në kockën e krahut, fileta kapet me kruajtëse dhëmbësh. Më pas kalohet në tniell, liezon, galetë, i jepet formë pak e shtypur dhe vendoset në frigorifer. Fileta skuqet në kohën që shërbehet. Shoqërohet me garnitura të skuqura dhe feta limoni. Karakteristikë eshtë që, pas skuqjes, kur shpohet me pirun, gjalpi duhet të mbulojë sipërfaqen e kotëletës.
Nr 2 kotëleta duhen:

– 2 lugë gjelle gjalpë;

– 1 tufë majdanoz; – 2 kokrra vezë;

– 2 luge gjelle me miell;

– 3 filxhanë kafeje me galetë;

– kripë, piper;

– lyrë për skuqje; Vendoset garniturë sipas dëshires

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..