Koteleta derri, dashi dhe viçi të njomë me galetë

kotoletaMishi pritet si për bërxolla, me një fije brinjë nga pjesa kurrizore, hiqet kocka e kurrizit, pastrohet brinja nga tuli, duke e lënë tulin të lidhur në të rreth 2 cm, pastaj tuli rrihet me satër duke i dhënë formen vezake.

Hidhet kripë, piper, lyhet me miell, zhytet në vezë të rrahura me pak ujë, pastaj kalohet në galetë të bluar, i jepet formë vezake dhe skuqet në tigan  me yndyrë të nxehtë. Kotoletat e gatshme vendosen në pjatë, anës i vihen garnitura, patate të skuqura ose të kombinuara me perime. Sipër mund të zbukurohen me nga një fetë limoni ose majdanoz.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..